Moti këtë të dielë, stuhi shiu dhe erë 15-23 metra në sekondë. Deti shkon deri në 7 ballë

Kjo e dielë sjellë stuhi shiu dhe erë e frikshme në disa zona.

Moti nis gradualisht nga depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që gjatë dy ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqeruar me valëzimin në det të forcës 3-7 ballë. Eshtë pezulluar lëvizja e çdo mjeti në det, përfshirë edhe tragetet e mëdha me Italinë.

Ndërkohë autoritetet lajmërojnë se duhet patur kujdes nga era nëpër rrugë kur kaloni pasi mund të ketë sende apo pajisje që era mund ti shkulë nga çatitë.

SHKARKO APP