Moti në Shqipëri, e mërkurë 18 korrik 2018
Aktualitet E Mërkurë, 18 Gusht 2021 06:43
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të Ulët (U) atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Egje i cili do të kushtëzojë ne vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E mërkurë 18 Korrik 2018
Dita e Mërkurë dt 18 Korrik moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/29°C
Zonat e ulëta 19/31°C
Zonat bregdetare 21/31°C
E mërkurë 18 Korrik 2018
Kosova per ditën e Mërkurë dt 18 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C deri në 27°C .
E enjte 19 Korrik 2018
Dita e Enjte dt 19 Korrik moti do të jetë me alternime kthjellimesh përgjate Ultësirvs perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/28°C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 21/32°C
KOHA JONË SONDAZH