Moti për ditën e sotme, e përkryer për të shijuar bregdetin dhe malin

Parashikim i motit për ditën e sotme, sipas shërbimeve metereologjike, është relativisht i qëndrueshëm dhe me temperatura në vlerat:

Zonat malore: 13 deri 31°C

Zonat e ulëta: 14 deri 34°C

Zonat bregdetare: 18 deri 32°C

Sipas parashikimit të motit për sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Do të kemi orë me diell që do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, dhe vranësira të pakta janë të pritura në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje, vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më el artë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP