Moti për këtë të dielë, koha për plazh

Moti për këtë të dielë do të karakterizohet nga kthjellime, ndonëse nuk do të mungojnë kalime vranësirash.

Khjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

SHKARKO APP