Moti për këtë të dielë, kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë

Kjo e dielë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash.

Pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. Në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

SHKARKO APP