Moti për këtë të dielë, pasditja do të dominohet nga vranësirat
Gjatë orëve të para të ditës do ketë kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Orët në vijim shtojnë vranësirat në territor duke bërë që dhe zona e ulët të përfshihet nga vranësirat e pakta, por vija bregdetare mbetet me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.