Moti për këtë të dielë, rrebeshje shiu por edhe reshje bore
Kjo e dielë do të jetë e dominuar nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Sipas MeteoAlb në të gjithë territorin e vendit do të ketë vranësira të theksuara duke bërë që shirat të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta, ku herë pas here do të ketë rrebeshe.
Zonat malore do të kenë reshje bore me intensitet të ulët. Gjatë orëve të vona të pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe borës nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 2-3 ballë.