Moti për sot, diell por edhe reshje lokale

Sipas MeteoAlb, kthjellimet dhe vranësirat e pakta në zonat malore do të mbizotërojnë deri në mesditë.

Orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar reshje në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP