Moti për të dielën/ Vranësira dhe kushte të paqëndrueshme në vend

E diela pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave mesatare deri të dendura.

Gjatë ditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites, në disa zona mund të shfaqen shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, veçanërisht në zonat lindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era mund të forcohet herë pas here deri në 11 m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në det pritet një valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?