Motivi/Pse ju vendos eksplozi autobusit të shërbimit funeral
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, Erion Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe ai e ka pranuar në polici se është autori i vendosjes se eksplozivit, tek autobuzi i sherbimit funeral.
“Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016 në rrugën “Gjolek Kokona”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë. “Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Shtetasi Erion Duçka, dyshohet se menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal.
MOTIVI
Shtetasi Erion Duçka, para oficereve te policise gjyqesore gjate intervistimit ka pranuar se ka kryer kete veprim te kundraligjshem. Kete akt e ka kryer ne forme hakmarrje ndaj te atit te tij i cili ka qene nepunes i sherbimit informativ shteteror dhe ka pesuar dëmtime te gjymtyreve ne krye detyres. Duke qene banorë ne te njejten lagje, shpesh shtetasi K. R i shante dhe ofendonte me fjale fyese per nje periudhe kohe te gjate te atin e autorit te dyshuar.
Menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar . Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal.
KOHA JONË SONDAZH

