Motoçikleta bie në lumin Gjadër, vdes 70-vjeçari, shpëton mrekullisht mbesa e tij

Një i moshuar ka humbur jetën ndërsa mbesa e tij ka shpëtuar mrekullisht në një aksident që ka ndodhur në Lezhë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 , në rrugën rurale Gjadër – Zojs , te Vendi i quajtur ‘Ura e Gjadrit ‘, ku një motoçikletë ka rënë në lumin Gjadër.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V.L. 70 vjeç, banues në Krajen – Lezhë , duke udhëtuar me një motoçikletë , ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader. Bashkë me shtetasin V.L. në motoçikletë , ka qenë edhe mbesa e tij,  shtetasja R.P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë  menjëherë nga lumi , dhe  është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit, u  bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V.L. rreth 400 metër larg nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?