Motoçikleta përplaset me autokombanjën, humb jetën 50 vjeçari në Cërrik

Një aksident ka ndodhur mbazditen e sotme, në fshatin Shalës. Një person duke drejtuar motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me mjetin bujqësor “Autokombanjë”, me drejtues Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës. Si pasojë e aksidentit O.M., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit bujqësor Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme. Ndërsa Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Informacion paraprak 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fshatin Shalës, Bashkia Cerrik , shtetasi O.M., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, duke drejtuar motoçikletën tip “Pjaxho”, është përplasur me mjetin bujqësor “Autokombanjë”, me drejtues shetasin Q. B., 61 vjeç, banues në fshatin Shalës. Si pasojë e aksidentit shtetasi O.M., nuk ka mundur ti mbijetoj plageve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Drejtuesi i mjetit bujqësor shtetasi Q.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet e mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?