Motorët e ujit “spektakël” mes fëmijëve në Sarandë, policia ende asnjë masë
Edhe pse ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje tragjike në Ksamil ku një adoleshente ruse mbeti e masakruar brenda ne det nga mjetet lundruese, kjo nuk ka sensibilizuar policinë për të marrë masa.
Sot në bregdetin e Sarandës, janë parë disa motorë uji të cilët kanë ecur me shpejtësi pranë vijës bregdetare duke vendosur në rrezik jetën e pushuesve.
Në momentin e lëvizjes së tyre, bregu i detit ishte i mbushur me fëmijë. Prindër të alarmuar nga kjo situatë, apelojnë ndaj institucioneve për më tepër vëmendje.
Në bazë të ligjit për sigurinë në det, plazhe dhe uja të brendëshme, “shtojca C”, distanca e lundrimit duhet të jetë 150 deri në 200 metra nga bregu.
Ndërkohë fotografitë që përcjell gazeta “TemA” tregojnë qartë se distanca e lundrimit nuk i kalon ato të 50 metrave.
Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Policia e Shtetit duhet të ndërmarrin masat përkatëse për të izoluar bregdetin nga mjetet motorike për të garantuar jetën e pushuesve.

