Motori përplaset me “Audi-n” dhe “fluturon” në trotuar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet tek kryqëzimi i “Spitalit të fëmijëve”, tek zona e njohur ndryshe si rruga “Bardhyl”, ku një motor është përplasur me një makinë tip “AUDI”.

Nga përplasja e fortë motori mësohet se ka përfunduar në trotuar, ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkaq, për ngjarjen në fjalë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të motorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?