Motra dhe babai u përfshinë në sherr fizik me Princ Lekën, reagon aktori Amos Zaharia
Aktori Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharias ka reaguar pas sherrit të bujshëm ku u përfshi familja e tij dhe Princ Leka. Përmes një Instastory, ai e quan “trishtim” ngjarjen e ndodhur dje, por të raportuar sot në media. Elia Zaharia bashkë me babanë e saj, u përfshinë në një konflikt me Princ Lekën, që ka degraduar edhe në dhunë fizike.
Kurse më herët gjatë ditës, Amos është kontaktuar këtë të mërkurë në një lidhje live nga një emision në RTSH, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen, por ka rezultuar se ai nuk kishte dijeni fare mbi sherrin që kishte ndodhur.
Ai shprehet i habitur dhe i painformuar. “Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç’më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua”.
https://kohajone.com/video-skandali-dhne-dhe-akuza-mes-princ-lekes-dhe-elia-zaharias-aktorja-ti-i-ke-gjujtur-babit-tim-ke-mashtruar-shtetin/