Motra e Berishës kallëzon penalisht drejtorin e Kadastrës së Durrësit
Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, ka kallëzuar penalisht drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe përgjegjësen e sektorit, Albana Gjonin.
Kallëzimi është bërë sepse, sipas saj, këta persona kanë vendosur në emrin e saj disa prona që ajo nuk i disponon dhe se informacioni që i është dërguar OFL-së ka qenë “i falsifikuar”, duke bërë që “shteti të ngrihet në këmbë” për vëllain e saj.
Ajo shton se nga faktet që i janë paraqitur OFL-së, mediat kanë publikuar lajmin se vëllai i saj ka një mori pronash, pavarësisht se vetë Kadastra e Durrësit ka përgënjeshtruar veten më pas, duke saktësuar se pronat nuk janë të motrës së Lulzim Berishës.
“Në mënyrë të qëllimshme kanë falsifikuar dokumentacionet duke shpërdoruar detyrën”, thotë Luljeta Berisha.