Motra e viktimës goditi me sopatë prindërit e autorit. Jaku e paralajmëroi krimin në Facebook

Ylber Jaku, autori i vrasjes pasditen e së mërkurës në fshatin Pla në Has, e kishte paralajmëruar krimin. Një ditë përpara vrasjes, motra e viktimës ka goditur sëpatë prindërit të autorit të krimit. 41-vjeçari Ylber Jaku e priti në pritë pranë banesës Ryshyt Sallahun, të cilin më pas e vrau.

Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Policia njoftoi sot arrestimin e një 21-vjeçareje, motrës së viktimës, me inicialet A.S, e cila akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “plagosje të lehtë me dashje”.

Dyshohet se ajo ka sulmuar me mjete të forta prindërit e autorit të vrasjes, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe. Sipas burimeve zyrtare, babai është jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes mjekësore, ndërsa e ëma vijon të jetë nën trajtim në spital. Policia lokale ka referuar materialet për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Kukësit. Megjithëse ndalimi i vajzës u krye në kohë, ngjarja tragjike nuk u arrit të parandalohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetin social Facebook, Ylber Jaku ka postuar foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?