Motrat e zhdukura, mesazh fqinjes se do ikin në Gjermani

Motra e madhe e dy motrave Kajtazi të larguara nga shtëpia në Spitallë të Durrësit dhe për të cilat nuk dihet ende, asgjë ka rrëfyer disa detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Alketa Kajtazi ka treguar se dy motrat ishin më të lidhura me njëra-tjetrën sesa me të, pasi ajo punonte dhe shkonte në shkollë dhe nuk kishte shumë kohë për të qëndruar me to, madje ajo tha se as shoqërinë nuk ia u njihte mirë.

Alketa ka rrëfyer se njëra nga motrat ishte ndarë prej pak kohësh nga i fejuari dhe e kishte përjetuar keq një gjë të tillë.

Madje ajo tha se Ola edhe administrimin e profilit të saj në Facebook ia kishte lënë Alketës.

Por kjo e fundit nuk e dinte se dy motrat kishin profile në Instagram dhe një gjë të tillë e ka mësuar vetëm ditët e fundit, nga një fqinje që i ka thënë se ka komunikuar me to dhe ka marrë përgjigjen se duan të shkojnë në Gjermani ku do të kenë mundësi më të mira për të punuar dhe jetuar.

Familja e dy vajzave është e dëshpëruar dhe pret ndihmën e policisë.

Ngjarja e largimit të vajzave ndodhi pak pasi atyre iu ishte djegur banesa.

Nderkohe nga tabulatet telefonike, mbetet misterioze telefonata e motrave me nje grua me femije, pak para largimit te tyre.

SHKARKO APP