Mozaiku i Tiranës në garë për çmimin ”Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDail, Rama: Shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes

Projekti ”Mozaiku i Tiranës-Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja SONarchitects, është nominuar si një shembull domethënës i ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama teka jep lajmin, ka vlerësuar projektin si një model të dialogut mes historisë dhe së tashmes, duke theksuar se ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës.

Për të  Mozaiku i Tiranës dëshmon se trashëgimia kulturore mund të mbrohet dhe njëkohësisht të integrohet në jetën moderne urbane, duke krijuar hapësira që respektojnë të kaluarën dhe flasin gjuhën e kohës sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Projekti “Mozaiku i Tiranës0Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?