Mpiksja e gjakut nga vaksinat, Pipero: Në Shqipëri nuk ka raste problematike
Lajmet se vaksinat anti-covid kanë shkaktuar vdekje, kanë stepur shqiptarët për të marrë dozat e nevojshme kundër virusit vdekjeprurës. Mjeku Pëllumb Pipero, thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik.
Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për ”AstraZeneca” dhe ”Johnson&Johnson” në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.
“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero.
Nga ana tjetër, mjeku thekson edhe se në vendin tonë vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.
”Duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist”.