MPJ e Hungarisë: Gruevski ka kërkuar azil në Shqipëri

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kërkuar azil përmes ambasadës së Hungarisë në Shqipëri përpara se të shkonte në Budapest. Ky lajm është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga ministria e Jashtme e Hungarisë, e cila pranon se ish-kreu i ekzekutivit maqedonas ka kërkuar ndihmën e ambasadës në Tiranë.

Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike, por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe vazhdon ta mbështesë  në rrugën e saj drejt BE, ka nënvizuar ministria e Jashtme të Hungarisë.

NJë debat i gjerë ështëq hapur për këtë çështje, sidomos për mënyrën e depërtimit të Gruevskit nga Maqedonia në Hungari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruevski kaloi kufirin maqedonas me një pasaportë falsë dhe ka hyrë dhe ka dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në 11 nëntor drejt Hungarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka kërkuar azil politik, teksa ka gjetur mbështetjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ai akuzohet në vendin e tij për shpërdorim detyre për blerje votash dhe për blerjen e një automjeti 600 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?