Mrekulli në Durrës/ Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Një mrekulli e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet shpëtimi i Klajdi Qatos, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkembit të Kavajës.

25 vjecari ishte zënën nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshen.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxorr edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë, por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi i tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.

Por kërkimet e mundishme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25 vjecar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpetimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjëndjen e tij.

Ai eshte djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma”  qe u shemb i tëri.

SHKARKO APP