”Mu duk si akt terrorist”/Heroi që ndali çmendurinë në Tiranë: Kisha frikë për qytetarët, jo për veten
Një çmenduri që mund të ishte kthyer në tragjedi është ngjarja në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Arben Mema nga Paskuqani, 32-vjeç, arriti që të çante kordonët rrethuese të sheshit, dhe bëri manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj, duke vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve që ishin në shesh.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, agresori u neutralizua dhe ky incident përfundoi pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës. Ai tha se në atë momente nuk mendoi më për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.
”Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.
KOHA JONË SONDAZH

