Muaji i Ramazanit, Gurra: Dhuroni, lehtësoni barrën e atyre që nuk kanë

Edhe pse jemi në kohë të pandemisë, ne jemi në prag të nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Lidhur me këtë situatë, ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka një kërkesë për të gjithë besimtarët muslimanë, që kanë vendosur të agjërojnë ose jo. Nga ana tjetër, Gurra kërkon që kursimet që ato mund të grumbullojnë gjatë ditëve të agjërimit, të shkojnë për të lehtësuar borxhet e atyre që nuk kanë për t’I paguar ato. “Do t’i bëj thirrje të gjithë besimtarëve të përpiqen gjatë 30 ditëve të këtij muaji, kursimi i tyre të shkojë sado pak për të lehtësuar, po e them tekstualisht Jo pako ushqimore apo diçka e ngjashme, por për të lehtësuar barrën e borxheve që mund të ketë cdo qytetar i Shqipërisë në zonat rurale e urbane. Të përpiqemi që me pak para, kushdo të ndihmojmë, sepse problematikat financiare dhe pjesa e borxheve do të jetë gxha rënduese. Të lutemi dhe të mos harrojmë solidaritetin në këto ditë të pazakonta”.

SHKARKO APP