Muaji i Ramazanit, Haxhiu: Në iftar qytetarët do të jenë të kufizuar në numër

Teologu Erjol Haxhiu, njëkohësisht edhe imam te xhamia në ”Pazarin e Ri” në Tiranë, thotë edhe se këtë vit në iftar qytetarët do të jenë të kufizuar në numër për shkak të përhapjes së virusit Covid-19.

”Besoj që këtë vit tek iftaret do të jemi në numër të kufizuar, me miq me shokë dhe të afërmit tanë familjarë”, u shpreh Imami. Nga ana tjetër ai theksoi se të gjithë besimtarët që agjërojnë mund të bëjnë vaksinën anti-covid.

”Agjërimi në të njëjtën kohë është edhe një luftë e individit për t’u bërë njëri më i mirë. Njeri i devotshëm do të thotë të kesh një lidhje të fortë më Zotin, të kesh kujdes ndaj trupit dhe shëndetit tënd dhe të kesh një marrëdhënie më të mirë edhe me të tjerët”,-tha ai për ”Euro News Albania”.

SHKARKO APP