Muaji i Ramazanit/ Simbolika e agjërimit dhe rregullat që duhen ndjekur

Muaji i Ramazanit nis të shtunën e dy prillit. Për 30 ditë besimtarët myslimanë ndalohen që të konsumojnë ushqim dhe pije nga lindja e diellit e deri në perëndim. Imami Erjol Haxhi, thotë se synimi i agjërimit është që personi të edukojë veten, të lehtësohet nga ana shpirtërore, të bëhet një individ më i mirë.

Por si përcaktohet në kalendar data e fillimit të muajit të Ramazanit?

Normalisht ne ecim me kalendarin Diellor, por Ramazani caktohet në Kalendarin Hënor. Dita e Agjërimit në Shqipëri është shumë e vjetër dhe të thuash një datë ekzakte është e vështirë, por Islami në trevat tona një pjesë mendojnë se ka ardhur nga tregtarët arabë një pjesë nga Perandoria Osmane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë nënkupton Agjërimi? Rregullat që duhen ndjekur

Swiss Digital Mobile Reklama

Besimtarët që të quhet i agjërueshëm duhet të privohet nga tre gjëra, nga konsumimi i ujit dhe i ushqimeve dhe të largohet nga marrëdhëniet intime bashkëshortore nga koha e agimit deri në kohën e akshamit, kur fillon të erret..

Në vetvete synimi i agjërimit është që personi të edukojë veten, të lehtësohet nga ana shpirtërore, të bëhet një individ më i mirë. Ramazani synon që te të gjitha veprimet e tij të nxjerrë një njeri ideal që është më afër Zotit dhe më afër njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?