Muaji i Ramazanit, viti i dytë radhazi në kushtet e pandemisë

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u kërkoi besimtarëve që të tregohen solidarë me familjet në nevojë.

“Le të jetë ky muaji i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin”, tha Spahiu. Besimtarët myslimanë fillojnë sot agjërimin dhe e përfundojnë atë më 12 maj, në ditën e festës së Bajramit.

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19. Një ditë më parë në vendin tonë, është zgjeruar edhe fasha e qarkullimit, me dy orë më shumë, 06:00- 22:00. Ndërsa kryeministri ka bërë apel për shumë kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?