Muaji i shenjtë i Ramazanit, Fatmir Hysenbelliu shtron iftar për gazetarët

Nën kujdesin e zv/presidentit të ”Hysenbelliu Group”, Fatmir Hysenbelliu këtë të mërkurë u organizua një iftar i veçantë për gazetarët dhe stafin e mediave që bëjnë pjesë në këtë grup. Ky aktivitet i kthyer në një traditë të përvitshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shërbeu jo vetëm si një moment bashkimi dhe reflektimi shpirtëror, por edhe si një mundësi për të forcuar më tej lidhjet profesionale dhe njerëzore mes kolegëve.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gazetarët dhe punonjësit e mediave u mblodhën për të ndarë iftarin, duke reflektuar mbi vlerat që përcjell ky muaj i shenjtë, si solidariteti, përkushtimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit. Të pranishmit shprehën mirënjohjen për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla që ndikojnë pozitivisht në rritjen e frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit brenda komunitetit mediatik.

Gjatë këtij takimi, nuk munguan as fjalët përshëndetëse dhe urimet e sinqerta mes kolegëve. Ata këmbyen mesazhe paqeje, shëndeti dhe begatie, duke uruar që ky muaj i bekuar të sjellë më shumë harmoni në jetën e çdo individi dhe në shoqëri në tërësi. Po ashtu, u theksua se Ramazani është një periudhë reflektimi e thellë shpirtëror, që i nxit njerëzit të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?