Muç Nano: Mjaft me lajmet mbi Ndocajn, mjafton “Portokallia”

Në studion e Zululand të Mustafa Nanos ishin gazetarët Plator Nesturi dhe Alqi Koçiko për të folur mbi publikimin e mesazheve të shkëmbyera mes deputetit Eduard Ndocaj dhe ish- prefektit Altin Jaku, i cili referuar ngjarjes u shkarkua sot nga detyra.

Pasi u lexuan mesazhet në studio me fjalor të censuruar, gazetari Nano dha qëndrimin e tij se ishte kundër publikimit të këtyre lajmeve në media. Nano tha biseda të tilla mund të bëhen vetëm pjesë të estradave apo skenareve në emisonet satirike “Portokalli” apo “Al Pazar”.

Por, Nesturi dhe Koçiko thanë se lajme të tilla shesin në media. E në rrjedhë të këtij diskutimi, ajo që doli në pah, dhe si një kritikë apo alarm ndaj medias, sidomos asaj online, është marrja e informacionit copy-paste nga portalet. Dhe siç tha Kociko, “nuk ka nevojë të lexosh gjithë median, mjafton një dhe aty do të gjesh të njëjtin tekst vetëm me ndonjë ndryshim në titull”. “Tani ka vetëm hedhës lajmesh, nuk ka më cilësi. Madje këtu merr, kopjon, vjedh dhe nuk i jep llogari kujt”, tha gazetari Kociko.

Po në të njëjtën linjë ka qenë edhe gazetari Nesturi, i cili theksoi se sot në media ka vetëm sasi dhe jo cilësi. “Sot mbushim vetëm faqet në gazetë, ka humbur cilësia”.

Në pjesën e dytë të emisionit, gazetari Nano diskutoi për videon dhe mesazhin që kryetarja e FRESSH-it, Jozela Koka iu dha të rinjve me fjalimin e saj në takimin për antarësimet e reja.

“Asnjë gjë su kuptua. Si duket të tjera ka pasur në kokë e të tjera ka thënë. Aty duhet të jepeshin mesazhe seriozë për të rinjtë që do anëtarësoheshin, e jo të tregonte kur dilte nga Pub-I në shtëpinë e kujt gdhihesh dhe kë minstër kishte afër”, tha Kociko.

Por duke marrë spunto nga këto ‘kërcitje’ në parti, Nano vuri në pikëpyetje sisitemin një anëtar një votë. Ndërsa Nesturi theksoi faktin se të tilla prurje vinë edhe për shkak të sisitemit të ngritur në politik, që çdo gjë është në dorë të kryetarit dhe nuk ka lista të hapura.

Megjithëse të dy të ftuarit mbajtën një qëndrim se, të tilla lajme shesin, Nano pati qëndrimin e tij kundër, pasi vulgariteti, banaliteti dhe cmenduritë e personazheve duhet të qëndrojnë larg medias.

SHKARKO APP