Muçollari zbardh planet e PD për territorialen
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka paraqitur vizionin e opozitës për Reformën Territoriale. Ai u ndal te rëndësia e fuqizimit të njësive administrative si një element kyç i reformës. Sipas Muçollarit, një ndarje më e vogël territoriale rrit përgjegjshmërinë e të zgjedhurve dhe përmirëson shërbimet ndaj qytetarëve.
”Çështja është si mund të afrojmë më afër qytetarin me të zgjedhurin. Është fuqizimi i njësisë administrative, që lidhet me faktin se, duke qenë me territor më të vogël, presioni për të zgjedhurin për të ofruar shërbime është më i lartë”,-u shpreh ai në ”A2cnn”.
Nga ana tjetër, nënvizon se ky është një model i njohur dhe i zbatuar gjerësisht në vendet e Bashkimit Europian, ku afërsia mes qytetarit dhe pushtetit vendor konsiderohet thelbësore për funksionimin e demokracisë lokale. Muçollari paralajmëroi se përdorimi i Reformës Territoriale për interesa politike do të ishte i dëmshëm për vendin.
”Nëse do ta përdorim reformën territoriale për kalkulime politike, kjo është të mos i shërbejmë qytetarit dhe të mos i shërbejmë Shqipërisë”. Qëndrimi i opozitës mbetet i qartë. ”Krijimi i një sistemi ku votuesi të jetë më i lidhur me vendimmarrjen dhe me ata që ushtrojnë pushtetin në nivel lokal”.
KOHA JONË SONDAZH

