Muhamet Rrumbullaku, vizitë pune në Greqi, takon homologun grek: Të forcojmë bashkëpunimin
Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi ku u takua nga homologu i tij Gjeneral Leitnant Konstantinos Skoumas.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke falënderoi Rrumbullaku, për bashkëpunimin e suksesshëm mes 2 forcave policore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.
Përplasi studenten për vdekje, del video pak pas aksidentit në Greqi, shqiptari me shpejtësi ‘skëterrë’
Gjatë takimit, krerët e policive të 2 vendeve shprehën vullnet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin në kundër të luftës kundër kontrabandës, trafikimit të narkotikëve e trafiqeve të tjera të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër, mes 2 vendeve.
Gjithashtu, u dakordësua zhvillimi i vizitave të ndërsjella, për shkëmbim të përvojave dhe eksperiencave, si dhe mundësia e trajnimeve në fushat e sigurisë rrugore, sigurisë kufitare dhe policimit në komunitet.
Në fund të takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë shqiptare dhe asaj greke, theksuan nevojën e konstituimit të grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale, në Shqipëri dhe në Greqi, me qëllim parësor, rritjen e sigurisë publike, për qytetarët e të dy vendeve dhe me gjerë.
KOHA JONË SONDAZH

