Muka letër Ramës, ”godet” Ministren e Arsimit
Taulant Muka i ka dorëzuar një letër kryeministrit Edi Rama ku i sqaron arsyet e dorëheqjes nga posti i zv/ministrit të Arsimit. Në letrën e publikuar nga ”Report Tv”, Muka shkruan se dorëheqjen e jep për arsye etike, morale dhe profesionale. Ai e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në Ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla. Taulant Muka u emërua në këtë post dy javë më parë, pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua për plagjiaturë nga pasuesi e tij në këtë post.

KOHA JONË SONDAZH

