Muka për Ramën: GOMA që fshin krimin në arsim (VIDEO)
Përgjigjja e ish-zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka për Kryeministrin Edi Rama. Muka e konsideron Ramën ish-kryeministër, pasi siç deklaron ai, kryeministër dhe sovran i vendit sot është studenti që proteston. Akademiku thekson se studentët sot kanë marrë gomën në dorë për të fshirë krimin në arsim që është bërë gjatë këtyre 28 viteve.
“Nuk e di pse u nxehët sepse unë vetëm iu kërkova të nxirrnit diplomat, jo vetëm ju, por qeveria juaj dhe e gjithë politika majtas e djathtas. Ish-kryeministrit të vendit, zotit Rama: Sot kryeministër dhe sovran i vendit është studenti. Ata kanë marrë gomën në dorë për të fshirë krimin në arsim të 28 viteve. Për të kërkuar garanci për të ardhmen e tyre. Si mësues vizatimi që jeni duhet ta dini që goma shërben për të fshirë gabimet. Dhe ju, politika shqiptare e 28 viteve, keni bërë shumë gabime, që shprehen sot në revoltën e rinisë, në revoltën e shpresës. Unë nuk do të merrem me ju sepse ju atë doni. Unë faktikisht do të merrem me sovranin, me të ardhmen, me studentët, me rininë e shpresës”, deklaroi Muka.
KOHA JONË SONDAZH

