Mukës s’i del inati: Grisni teserat e partisë
Pasi dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, akademiku Taulant Muka, duket se nuk i ka dalë inati me këtë përvojë që zgjati vetëm 9 ditë. I zhgënjyer me çka u përball në zyrat e qeverisë, Muka tashmë bën thirrje rinisë dhe shoqërisë shqiptare që të grisin teserat e partive dhe t’i japin një mësim të mirë politikës shqiptare.
Postimi
Ndajeni me miqtë tuaj!
Rinia Shqiptare, dhe çdo Prind, pavarësisht ngjyrës, duhet t’i jap mësim politikës shqiptare duke filluar një fushatë të grisjes/djegies publike të teserave të partisë. E ardhmja e rinisë shqiptare dhe e ardhmja e vendit është arsimi! Jeta nuk ndërtohet në parti, por në institucionet e dijes! Ti mund ti japësh politikës dhe shoqërisë vetëm kur të kesh marrë arsimimin e duhur! Zgjohu rini.
KOHA JONË SONDAZH

