Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muli vërtitej si titan që zjarri e ndiqte pas. U hap lajmi se në 8 dhjetor Babo virani do të promovojë një…

Aktualitet E hënë, 4 Dhjetor 2023 21:28
Muli vërtitej si titan që zjarri e ndiqte pas. U hap lajmi se në 8 dhjetor Babo virani do të promovojë një…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Agron Gjekmarkaj

Pjesa e parë : Durimi i zotit Bernard soset.

Të gjithë e mbani mend atë perzhitje madheshtore që mbeshtolli Bernard Banushin kur Terminatori , daci i tij që mos i qoftë i rëndë dheu na la. Dhimbja po kalon caqe e kufinj si dikur vrapi i zorzopi sokaqeve e rrepirave ku lezeti çilte filiz. Në të errur, sikur gjithësa të mos mjaftonte, Bernardit i vjen një telefonatë nga spitali i zonjes Edhit. Ata i kerkonin as më pak e as më shumë por plot 300 mijë lek për ditet kur ai ashik lebetitej mes jetes dhe shuarjes me hallatet në satër.

Aty Banushi, nuk mbajti, mori zjarr si rreshira e pishes.Ai e kaperceu melankolinë, vetëpermbajtjen madje edhe admirimin per kolegen ideologe, për mendimet e holla e plot thagem të vetë zonjes Edhit mbi PD-në e vertetë, qendrestaret, demokracinë, vatanin e Boten. Siç di ai sokelliu. E kroi zërin dhe telit të tefonit prej ndezullisë i ra lekura si gjarpërit në pranverë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për nur të Allahut mos e thoni më atë fjalë , se ja çuat rininë dëm atij çarçifi u hakerrye ,më thyet zemren që ju bëfsha gjëmen. Do vij aty si dimri në kasollen pa derë e dritare nëse kjo zile bie prapë e lek më kerkoni kur unë ende vajtoj Terminatornë e gjorë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesa e dytë ! Kryezevendes Lideri ja bën fora.

Mund t'ju interesojë

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 3 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 3 minutash
Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 15 minutash

Me keto lajme në krye mberrita në sallen e Kuvendit. Luftetaret e lirisë e kishin vënë dushmanin nën panik. Kudo ai ishte nën terheqje. Niko Nikoqiri kishte braktisur istikamin.Pa një pa dy ishte rrasur në mes të Tezes së murosur si Rozafati dhe Ogertes së dëlirë e cila me një shami të qendisur i fshinte çurgun herë pas here. Ulsiu foli me heshtje.

Kryezevendes Lideri Muli i frymezuar nga Kongresi i dates 2 Dhjetor vertitej si titan neper salle teksa zjarri e ndiqte nga pas. Doren ja hijeshonte një flakadan. Muli para nesh shfaqej si statuja e lirisë. Dora gjakatare e Lindites e shnderroi perseri në deshmor. Kosta shkruante epitafet nga llozha si mehmur i palodhur i Tabirr Sarajt.

Pader Salianji i cili ka hyrë në një fazë të eperme purifikimi ekleziastik u gezua kur më në fund gjet mes nesh Agallinë të cilit ju lut përunjësisht të ndizte një qiri edhe per shpirtin politik të Lulit.

Diku degjohej zëri i gezuar i Doktorit që i kujtonte Petro debatikasit , vazhdo ti vazhdo se do të qethim perseri si dikur. Pashë nga Petro zefiri , ç’ti qethesh pakogjë i ka mbetur rreth veshit pos vrerit për ballistet. Inati i vjen nga lufta klasore se ata hanin pula dhe ai kothere e shellirë. Albana dhe Lideri në perspektivë Gazi ruanin krahet njëri-jatrit, tashmë si veteran nder beteja.

Po të vinë nga para i thoshte Albana , shiko anash e kujdesonte ai. Aty ke një kaçile me bumje e lajmeronte ajo, mos ndalo zjarrin e keshillonte ai. Ah sikur ti shihte Jorushi i gjorë do ti bëhej mal ajo zëmer e butë mbushur me miresi e travajë. Sajme Korreshi i binte borisë si borizani në Tenden e Qypit. Ismet Beqiri foli siç i ka hije, si të ishte Babo në sallë, të na rrojnë djemtë tha e armiqtë me kokë poshtë dhe brram nga xhepi nxorri një faqore dhe lagu gurmazin. Dash Sula hakerrehej “jeten e japim demokracinë kurrë”. Sa hije i kishte ai sllogan.

Tao i cili prej kohesh kerkon një fitore në sallë iken gjithnjë e më i zhgenjyer nga gardistet e tij të trembur nga Elda Hoti. Të enjten tjeter të marrin kufje se po i fryu Mondi bilbilit i shurrdhon per jetë e mot. I ha dreqi, mbeten batall per jetë e mot. Nuk do të kenë mundesi pastaj të shijojnë fjalimet e Tonit dhe të Pranveres. Laerti ndien mall per ditet e bekuara kur koleget socialist i mbushnin plot me lot gezimi domixhanet e kujteses nga sukseset e Babos, tani të gjithë janë ngurtesuar, kanë shterrur si gjashtë milion lopet e Aniles në prag dimeri. Ndihej si i pushuar nga puna.

Arben Pellumbi fshihejh gjithë kohes pas kokes si barrikjadë të Nasipit e cila mbulonte mungesen e paperballueshme të Etildes. Majko i butë pi dy nëna. Ai qe më më fat nga të gjithë. Që të mos e ngante njeri u shoqerua nga Elisa kuq e zi për një copë rrugë të gjatë si i vetmi segment lirik i një dite zjarri. Në bese të saj nuk e prekem.Qerratai.

Ermua dukej e gezuar pas depozitimit të projektligjit kunder komisioneve hetimore. Në mengjes kishte ngrënë një tas me pershesh të ngrohtë, madje kesaj here nuk kishte thyer as pasqyren, në dalje. Sherri i jepte forcë si toka Anteut. Klotilda ferkonte duart si kasapi në thertore sa vetave do ju ndalonte rrogen. Çyrbja uroi Doktorin për rikonfirmimin e veshtirë teksa si mëz lozonjar fluturoi per kah dalja.

Në oborr u hap lajmi se në daten 8 dhjetor në Kongres Babo virani do të promovojë një “homo sovieticus” duke shkaktuar sakelldi të madhe tek të vetet. Ferdinand Xhaferri si Pilati mes Gaz Bardhit e Mulit perpiqej të ndante kush është Krishti e kush Baraba. E sigurova që Doktor Tritani nuk është Juda.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 3 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 3 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 7 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 15 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.