“Mund të ketë prova dramatike!”/Lorenc Vangjeli: Lidhje mes krimit dhe politikës në publikimin e skandalit Gjici

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin Gjici, duke hedhur dyshime se mund të ketë persona të tjerë që qëndrojnë pas shtetases Alma.K, e cila realizoi videon erotike në zyrën e ish kryebashkiakut të Kukësit.

Vangjeli tha se hetimi mund të nxjerrë detaje të tjera, mes të cilave sipas analistit, do të dëshmohej roli i krimit dhe segmenteve të politikës në publikimin e këtij skandali.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Kam përshtypjen që çfarë kemi dëgjuar është zhurma, është një stuhi që vetëtimën e sheh në Tiranë dhe Durrës, bubullima dëgjohet në Kukës. Është ende herët për të folur. Kush e ka furnizuar dhe frymëzuar këtë makineri? Cilët janë përfituesit? Logjika dhe informacioni më thonë se nuk kemi parë asgjë akoma. Ka patur një frazë në njoftim, është thënë përveç arrestit të protagonistëve, janë identifikuar dhe personazhe të tjerë që janë pas. Kjo është një nga sprovat më të mëdha të SPAK.

Artan Hoxha: Thelbi është korrupsioni dhe ku ka arritur. Atij nuk i ka vënë njeri pistoletën në kokë që të bëjë këtë gjë.

Lorenc Vangjeli: Nuk i vuri njeri pistoletën në kokë për të zbërthyer pantallonat. Por, po të them, me shumë gjasa kjo do të jetë prova drithëruese për bashkëjetesën e segmenteve të politikës me segmentet e krimit. Tentativa për të përfituar nga posti ka patur dhe do të ketë. Tentativa për të bërë shantazh ka patur dhe do të ketë.

Por mund të kemi provë dramatike të bashkëjetesës së politikës me ato të krimit. Kjo do të thotë, vepra më e rëndë penale i thith të gjithë të tjerat.

Në këtë seri dyshimesh, veprash penale, deri tani ende nuk ka dalë diçka tjetër dhe ishalla nuk ekziston, që të jetë më e rëndë se këto. Deri tani po shohim pjesën e sipërme të ajsbergut. Poshtë, ende nuk e dimë se çfarë ka. Është një simbiozë e frikshme mes krimit dhe segmenteve të politikës. Kjo duhet të na shqetësojë.

A ishte shantazh filmimi i Gjicit? Ish-prokurori tregon rrugën që duhet të ndjekë hetimi penal i video-skandalit

Avokati Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, deklaroi për rastin e video-skandalit “Gjici” duhet të jetë i plotë dhe i gjithanshëm, ku të hetohet roli edhe i ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit dhe i Alma K., zonjës që regjistroi pamjet në zyrën e tij, nëse ai është bërë për ta shantazhuar.

“Prokuroria mund të sekuestrojë video të emisioneve, por janë burime dhe prova të prejardhura. Ka mënyra të tjera proceduriale që mund të zbulojnë prova në bazë të ekspertimeve që mund të kryhen. Sekuestrimi i disa pajisjeve elektronike që do t’i nënshtrohen ekspertimeve elektronike të posaçme nga ekspertët e prokurorisë do të kthejë përgjigje për shumë pyetje.

Është një rast kur duhet thënë ai postulati: Hetim i gjithanshëm, i plotë dhe objektiv.

Në rastin konkret mund të kemi një gërshetim të atij rasti viktimë-autor dhe autor-viktimë. Në një pjesë të hetimit mund të kemi viktimë një kryetar bashkie dhe autore të veprës penale një shtetase që mund të ketë bashkëpunuar me personazhe të tjerë dhe këtu hyjmë në nenin 109/b të Kodit Penal.

Ne këtu mund të kemi korrupsion pasiv, kryerje të marrëdhënieve për shkak të detyrës. Hetimi do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me një tender, sepse personi i kapur në video ëashtë kryetari i entit prokurues.

Pyetja e publikut që del nga ky rast është: Ky, nëse nuk është kryetar bashkie a do të kryente marrëdhënie seksuale me këtë vajzë?

Hetimi fillon te mënyra se si është bërë një video, si shpërndahet, a kemi të bëjmë me një shantazhim, unë përmenda nenin 109, a është për gjobëvënie dhe pasurohet me një nen më vete që është ai i shantazhimit. Në Shqipëri a do të ketë më rregull për përgjimet dhe vëzhgimet e jetës private të qytetarëv, sepse Kodi i Procedurës Penale, legjislacioni etj., e ka të përcaktuar se kush duhet të mbajë kamera me vete, kush është subjekti që duhet të bëjë përgjime dhe kush duhet t’ia paraqesë provën.

Është rasti për të treguar që seicili të marrë atë që i takon në një hetim penal. Ai kryetari i bashkisë për çfarë veprimesh ka kryer të marrë përgjegjësinë e tij dhe personat e tjerë nëse ka dyshime për shantazhime, duke iu referuar edhe dëshmive të vajzës.

Organizata kriminale përgjon pa ligj, shteti përgjon me ligj”- u shpreh avokati Beci.

“Gjici në kafaz, Alma ishte në sallë”/ Artan Hoxha zbulon ç’ndodhi në gjyqin e Safet Gjicit dhe Alma.K

Gazetari Artan Hoxha foli për gjyqin e zhvilluar për masën e sigurisë ndaj Safet Gjicit dhe Alma.K, ku ish kryebashkiaku u la në qeli ndërsa gruaja që realizoi videon me përmbajtje erotike, u la në arrest shtëpie.

Hoxha tha se Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Alma.K për korrupsion aktiv.

Sipas gazetarit, në sqarimet e dhëna gjatë seancës, Alma.K ka deklaruar se gjatë takimit të parë me Gjicin, i është krijuar përshtypja se ish kryebashkiaku i Kukësit kishte një pëlqim ndaj saj dhe për këtë arsye vendosi ta filmojë në takimin e dytë.

“U bë përpjekje që kjo çështje të zgjasë vetëm tre ditë, por nuk ndodhi kështu. Publikimi i videos së plotë, bëri që historia të merrte një rrjedhë tjetër. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është në tagrin e SPAK. Sot gjykata bëri njohjen e vendimit. Gjykata vendosi masën arrest me burg për Safet Gjicin. Për zonjën Alma, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpiak, sepse ka një fëmijë 12 vjec dhe nënën e sëmurë. Prokuroria nuk ka gjykuar që ajo përbën rrezikshmëri që mund të dëmtojë hetimin. I kanë mbajtur edhe pasaportën.

Ajo që ndodhi në gjykatë, hyrja e shtetases A.K u bë nga dera kryesore e SPAK. Nuk është ajo zakonisht dera për këta persona, zakonisht hyjnë në pjesën e mbrapme.

Zoti Gjici ishte mbrapa kafazit, zonja A.K jashtë kafazit.

Zoti Gjici u mundua të shpjegojë se nuk ka shkelur ligjin dhe tha se ka patur një njohje. Gjici tha se ka marrë ndëshkimin moral por nuk ka bërë shkelje ligjore, pasi ai nuk ka patur projekt në dorë dhe sipas atij meqenëse nuk ka projekt dhe vendim, kjo vepër nuk është kryer.

A.K ka shpjeguar rrethanat. Ka thënë që ishte takimi i dytë. Në takimin e parë ka ndjerë një lloj afiniteti me Gjicin dhe në të dytën e ka regjistruar. Zonjën A.K, e kanë futur te korrupsioni aktiv ndërsa Gjici korrupsion pasiv. Gjici këmbënguli që nuk ka të bëjë me korrupsionin. Nga krahu tjetër, premtimi është bërë, video dëshmon që jo vetëm është bërë, por kryetari i Bashkisë ka marrë dokumentacionin. Mbledhja nuk ndodhi sepse video rrodhi.

Dëgjuam që pajisja është një çantë e ardhur nga India. Ka qenë një gotë, ose termus, kamera u vendos në pjesën e sipërme. Nuk hyje dot në zyrën e Gjicit me asgjë, as me celular…

Kurthi si ngrihet? Kur ti e merr vesh që te ky shtegu kalon një sorkadhe, ngre grackën. Pra, nuk është se u ngrit një kurth dhe ai nga rrethana zero ra te kurthi. Ai dihej që kishte këtë lloj problemi dhe te kjo pikë e dobët u godit.

Zonja tha, kisha bërë takim të parë me zotin Gjici dhe aty kuptova se kishte simpati ndaj meje. Kuptova që në takimin e dytë mund të shkonim në marrëdhënie dhe e filmova.

Që të mos dilte video janë paguar para. Video doli. Tani ma thua dot, këta që kanë paguar

SHKARKO APP