“Mund t’i kenë prerë flokët”, dëshmia e avokatit të shqiptares së zhdukur në Greqi: Ja pista ku dyshojmë për vajzën e humbur

Mediat greke vazhdojnë që të trajtojnë rastin e shtetases shqiptare Artemis Vasilis, 19 vjeçe, e cila ka humbur kontaktet me familjen më datë 16 tetor 2020.

Familja e saj u alarmua, pasi një kufomë e seksit femër u gjet e copëtuar në një valixhe. Mirëpo, përfundimisht kufoma i përkiste një shtetase kineze.

Së fundmi, avokati i Artemisit, Anastasios Dougas ka deklaruar për Protothema.gr se vajza mund të jetë duke u mbajtur nga dy burra, kundër vullnetit të saj. Douglas tha se dyshon se personat që mund ta mbajnë peng, mund t’i kenë ndryshuar pamjen vajzës.

“Kemi informacione se vajza po mbahet nga dy burra, kundër vullnetit të saj. Dëshmitarë kanë thënë se vajza është parë në Athinë dhe në Volos.

Pasi çështja mori dimensione të mëdha pas trajtimit në media, personat e dyshuar si pengmarrës mund t’ia kenë ndryshuar pamjen. Ata mund t’i kenë prerë flokët 19-vjeçares, mund t’i kenë vënë paruke apo diçka tjetër. Hetimi vazhdon dhe ne apelojmë që kushdo që di diçka për Artemisin, të flasë, qoftë edhe në mënyrë anonime”, tha avokati Douglas.

SHKARKO APP