Mungesa e reformave “ngel në klasë” qeverinë, flasin Gjosha e Hajdari: Integrimi mbahet peng nga Edi Rama

Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian shihet si një dështim i qeverisë Rama, nga ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Pas vetos së skeptikëve për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare, kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, fajëson dy partitë e mëdha për vonesat.

Për të disatën herë Shqipëria merr sërish notë negative nga Unioni europian për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare.

Franca, Holanda dhe Danimarka kanë vënë veton pasi Shqipëria nuk ka plotësuar sipas tyre kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Drejtësia dhe politika mbajnë peng shqiptarët për t’u integruar në BE.

Hajdari: Politika e mbrapshtë e 30 viteve vazhdon dhe e bllokon këtë proces dhe nuk sillet në mënyrë të përgjegjshme. Përgjegjësia më e madhe i bie qeverisë.

Gjosha: Fatkeqësia më e madhe është te mosplotësimi i kushteve, te fakti që qeveria nuk ka pranuar në asnjë moment se ka disa kushte që duhen plotësuar.

Klajda Gjosha dhe Rudina Hajdari tregojnë se çfarë kërkojnë specifikisht vendet skeptike nga qeveria shqiptare.

Hajdari: Ka shumë sfida sa i përket reformës në drejtësi, reforma zgjedhore nuk kishte pretendimin që pritej.

Gjosha: Në Francë është çështja e azilkërkuesve, kemi problematika si korrupsioni apo krimi i organizuar. Këtu mund të përmend Holandën që ka qenë një nga vendet më të zëshme.

Për përgjigjen negative nga BE, për ish-ministren e Integrimit ka një fajtor të vetëm.

Gjosha: Politika e jashtme shqiptare është totalisht e dështuar, ne nuk kemi sot një Ministër të Jashtëm me të cilin të përfaqësohemi, kemi një Kryeministër që mban dy detyra, kemi dhe një Ministër të Jashtëm në detyrë që nuk dihet ku është dhe nuk e ka përfaqësuar Shqipërinë në mënyrë korrekte përballë asnjë vendi anëtar.

Por kur BE do t’i thotë po Shqipërisë për t’u ulur në tryezën e përbashkët ndërqeveritare?

Hajdari përjashton vitin 2020, ndërsa Gjosha e lidh me rotacionin politik.

Hajdari: Nuk ka për të ndodhur përpara këtij viti.

Gjosha: 15 kushtet e vendosura për Shqipërinë përkthehen në një kusht, largimi i kësaj qeverie dhe ardhja e një qeverie të re, të përgjegjshme.

BE e ka thënë qartë që Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë funksionale sëbashku me implementimin e Reformës Zgjedhore para se vendi ynë të shkojë në një fazë tjetër me Unionin.

Mungesa e reformave ngel në klasë qeverinë, Gjosha e Hajdari për Rtv Ora: Integrimi,peng i politikës

SHKARKO APP