Mungesa në Komisionin për Zgjedhjet, PS: Kryetari Alibeaj po shkel rregulloren

Zv/kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu bojkotin e anëtarëve të PS-së në mbledhjen e sotme e ka justifikuar me akuza. Ai hodhi akuza ndaj kreut të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeajn për shkelje të rregullores. Për të socialistët kishin propozuar mbajtjen e mbledhjes ditën e enjte, ndërsa mbledhja për ditën e sotme nuk është votuar.

”Me keqardhje vura re sot sesi z. Alibeaj ka vazhduar shkeljen Rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni.

Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte.

Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën më dinjitoze të interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë, e të vendosim sëbashku në frymën dhe gërmën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”.

SHKARKO APP