Mungojnë dëshmitarët, shtyhet gjyqi ndaj Prengës
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 02:07
Është shtyrë këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.
Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e 6 dëshmitarëve për arsye ende të paqarta.
Gjithësesi, trupi gjykues ka deklaruar se personat në fjalë do të thirren sërish në seancën e ardhshme.
Deputeti Prenga akuzohet për plagosje me armë zjarri dhe kanosje në dëm të personave të tjerë. /TCh/
KOHA JONË SONDAZH

