Mungonte Erion Braçe, shtyhet Komisioni për Integrimin Europian

Komisioni për Integrimin Europian është shtyrë për shkak se nuk ishte i pranishëm zv.kryeministri Erion Braçe.

Udhëheqja e këtij Komisioni, Rudi Hajdari nuk ka pranuar që të bëhet asnjë diskutim për projektligjin që do të prezantonte Braçe dhe në këtë mënyrë Komisioni për Integrimin Evropian është shtyrë për një moment tjetër.

‘’Është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin. Dhe nuk është prezent sot. Kështu që besoj se qartë që të paktën kemi këtë lidhje të drejtpërdrejt online, dhe nuk keni patur angari për të ardhur në Kryesi. Por edhe për mua që kam ardhur në Kryesi dhe kam angazhime të tjera, duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një moment të dytë, që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj’’,- tha Hajdari.

SHKARKO APP