Murati: Anti-opozitarizmi është sport kombëtar në këtë vend

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se është e tepër t’i kërkosh opozitës që të nxjerrë 1 milion njerëz në shesh pak muaj pas zgjedhjeve, duke shtuar se anti-opozitarizmi është sport kombëtar në këtë vend

Murati:Ka vetëm 5 muaj që kanë përfunduar zgjedhjet dhe ne nuk mund të presim që opozita të nxjerrë 1 mln veta në shesh dhe të provokojë zgjedhjet e parakohshme.

Tare: Opozita mund të japë një shembull…s’ka bërë akoma analizën e humbjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Murati: Berisha kur humbi zgjedhjet dha dorëheqjen. Basha la jashtë një pjesë të figurave të vjetra dhe një pjesë thanë pse i lanë jashtë se prandaj PD humbi. Të garantoj unë se anti-opozitarizmi është sport kombëtar në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse do fuste Topallin dhe Patozin në lista do të thoshin ja trashëgimia e Berishës. Është e tepërt t’i kërkohet opozitës atë që nuk mund ta realizojë.

Mua s’i qytetar nuk më intereson fare situata e brendshme e partive.

Mua më intereson që çdo politikan që është aty të jetë rezultativ dhe të prodhojë një jetë cilësore për ne dhe fëmijët tanë.

Në ’90-n prindërit tanë se thoshin se brezi ynë e “hëngri” dhe tani po themi edhe ne. Po ikin 100 mijë vetë nga Shqipëria. Nuk po ikin nga Lulzim Basha, por sepse kjo qeveri nuk qeveris siç duhet.

Është e tepërt që situatën sot ta ndajmë midis PD-së dhe PS-së.

Kuvendi drejtohet nga mazhoranca dhe erdhi një kërkesë për arrestimin e Saimir Tahirit dhe nuk ia dha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?