Murati: Rama e nisi me fushatë negative ndaj opozitës, gjuha e Bashës i drejtohet elektoratit gri

I ftuar në RTV Ora, analisti Erl Murati u shpreh se sot Rama e nisi fushatën me një retorikë negative kundrejt opozitës.

Sipas Muratit, gjuha e Bashës është ajo e duhura, sepse nuk mund te flasësh vetëm me gjuhën e revolucionit, por të duhen edhe votat e elektoratit gri.

Murati: Fushata zgjedhore ka kohë që ka filluar, por sot nisi zyrtarisht. Te Rama më bëri përshtypje fushata negative e Ramës kundrejt opozitës. Nuk mund të prisnim që të kishim një bilanc për 8 vitet e shkuara. Fushatat negative njihen. Rama kishte një tentativë për ta kompleksuar Bashës sikur nuk vendos brenda në PD, por vendosin të tjerë pas tij. Ai thotë se është djalë i mirë, por për të vendos Meta dhe Berisha. Mendoj se gjuha e Bashës është ajo e duhura, sepse nuk mund te flasësh vetëm me gjuhën e revolucionit, por të duhen edhe votat e elektoratit gri. Unë mendoj se ky elektorat po shtohet dhe ky elektorat kërkon më shumë se batutat, kërkon program.

Kjo fushatë fatmirësisht deri më tani është e qetë, nuk kemi përballje mes grupeve të militantëve. Deri më tani janë treguar të rezervuar dhe nuk po flasim me gjuhën që flitej para 20 vitesh. Palët në fushatë tashmë po mendojnë se si të marrin vota. Këtu ngaqë vidhet vota, shqetësimi i ndërkombëtareve është legjitim. Ne kemi parë vjedhje votash me dosjet e famshme, apo edhe në tavolinë nga KQZ-ja. Prandaj është legjitimi presioni i ndërkombëtarëve, por nuk e di se sa do të kemi një rol nga ata për frenimin e këtij fenomeni.

Murati shtoi se nisma e presidentit për mbrojtjen e votës është pozitive, por nuk mund të bëjë gjë, pasi kjo i takon organeve të drejtësisë.

Murati: Ndërkohë nisma e presidentit për mostjetërsimin e votës është në kuadër të veprimeve të tij të mëparshme që të mos vidhet vota. Presidenti nuk mund të bëjë asgjë për ta ndalur këtë fenomen, por ndalohet me drejtësi, një gjë të cilën nuk e kemi parë. Këtu ka institucione që nuk ka funksionuar deri më tani, nuk mund të presim që kjo të ndodhë nga politikanët. Kjo është një problematikë e demokracinë tonë. Reforma në drejtësi mendoj se është pozitive, por është e vonuar sepse nuk ka produkte deri më tani.

SHKARKO APP