Murati: Reforma në drejtësi pa rezultate, nuk kemi politikanë të dënuar për korrupsion
I ftuar në Ora News, gazetari Erl Murati u shpreh se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe nuk po merr produkte nga reforma në drejtësi.
Ai tha se produkt serioz i reformës në drejtësi për të është goditja e korrupsionin në vend ose ata që ai i quajti si peshqit e mëdhenj.
Erl Murati: Ne jetojmë në një vend ku kushtetuta ndryshohet në një mënyrë të njëanshme. Po ashtu jemi një vend ku mungon gjykata kushtetuta dhe ka mbi 40 mijë dosje që presin për t’u shqetësuar. Ne nuk po marrim një rezultat nga reforma në drejtësi. Kemi parë që Vettingu ka hequr nga sistemi disa gjyqtarë që prezumohen të korruptuar, por në mungesë të gjykata, sistemi i drejtësisë vuan nga një sëmundje e rëndë.
Këtu vit pas viti bëhen konferenca me ambasadorë dhe politikanë. Kur konferenca përfundon bie perdja, reformat ngelen po njëlloj. Reforma në drejtësi duhet të japë produktet e saj. Produkt serioz për mua është goditja e korrupsionin në vend. Nuk mund ta bëjmë këtë kur goditet një punonjës administrate në një qytet të humbur të vendit. Peshqit e mëdhenj janë këta, nga të dyja kampet politike.
Murati shtoi se në çdo raport ndërkombëtar, vendi ynë rezulton si një ndër vendet me korrupsionin më të lartë në Evropë.
Erl Murati: Në çdo raport ndërkombëtar, vendi ynë është në vendet e fundit në Evropë për korrupsion. Në një vend të tillë ku çdo raport ndërkombëtar që cilësohet i korruptuar, a mund të kemi politikanë qelibarë. Ne akoma nuk kemi një politikan që është pas hekurave për korrupsion. Ky është një hap dhe një faj që i takon sistemit të drejtësisë. Në vendin tonë ka një konsensus mbi korrupsionin. Edhe shtet fqinje kanë dënuar politikanë për korrupsion, ndërsa ne si shtet mbi 100 vite, nuk është ngritur në nivel për të gjykuar korrupsionin politik.