Murati: Shit-blerja e votave vijon prej dekadash. Duhet të jetë objekt i Kodit Penal, jo i Reformës Zgjedhore

Gazetari dhe kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati teksa foli për problemet e Kodit zgjedhor në emisionin “Real Story” në News 24,theksoi faktin se fenomeni i shiti-blerjes së votave nuk është i ri, por vijon të “lulëzojë” prej dekadash.

Teksa komentoi fjalimin e ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Sokol Olldashit në 2013, i cili fliste para deputetëve në Kuvend për shit-blerjen e votave, Murati tha se ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht duke bërë ndryshime në kodin zgjedhor, por sipas tij, probleme të tilla duhet të trajtohen me Kod Penal.

“Ka vite dhe dekada që është shitur dhe blerë vota. Fjalimi i Olldashit ka qenë shumë i mirë. Shit-blerja e votës ka të bëjë pak ose aspak me reformën zgjedhore. Shit-blerja e votës ka të bëjë më kodin penal. Paraja që përdorej për blerje votash ishte para e pistë, pra para e prodhuar nga aktiviteti i drogës, prandaj them se ka të bëjë më shumë me Kodin Penal sepse me Kodin Zgjedhor. Raporti i OSBE-ODIHR thotë se nëse do të ishte zbatuar Kodi Zgjedhor, mund të kishin zgjedhje demokratike. Problemi nuk është tek legjislacioni”-tha ai.

“Shit-blerja e votave vijon prej dekadash”, Erl Murati tregon si “zhduket ” ky fenomen

SHKARKO APP