Murgesha Shqiptare, rrëfen mbijetesën: Më shpëtoi një “Hero”

Tragjedia në Itali, me një bilanc fatal për qytezën Amatrice, ka histori jetësore, se si banorët shpëtuan nga gërmadhat. E tillë është dhe historia e Motër Mariana, një murgeshë shqiptare që shpëtoi e mbijetoi nga rrëonjat e tërmetit të tmerrshëm që goditi dje Italinë Qendrore.

Në një rrëfim prekës dhe në një gjendje të rëndë emocioanle, ajo tregoi për mediat italiane, pas tragjedisë, detaje se si arriti të dilte e gjallë nga rrënojat e tërmetit.

Për fatin e mirë, ka qenë zhurma ajo që e ka zgjuar, atë dhe që ka mundur të reagojë. Ajo shton se: “Unë kam qenë në katin e fundit, në të tretën. U përpoqa të dal nga dhoma, pastaj u ktheva përsëri në shtëpi. U fsheha nën krevat dhe dëgjova zërin e një djali i cili kishte dëgjuar britmat e mia për ndihmë. Ai më shpëtoi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte Zoti. Ai bëri një akt heroik dhe do ta shpërblej për këtë”, tha 32 vjeçarja, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motra Marianna, me origjinë shqiptare dhe rezidente në Romë, kishte shkuar në Itali një muaj më parë për të ndihmuar motrat në manastir dhe për t’i ofruar kujdes mjekësor të moshuarve.

Pasi ishte zgjuar, ajo kishte shkuar tek dollapi për të marrë një triko, pasi kishte ftohtë por ajo që ta, do ti përcillte pasiguri për jetën, dollap ishte shembur dhe mes rrënojave ajo gjeti celularin dhe u largua.

Motër Mariana ka rrëfyer më tej se: “Kur e kuptova se ishte tërmet dhe pashë se gjithçka ishte në kolaps, fillova të trishtohesha. Instinkti i parë ishte të dilja jashtë, në oborrin e manastirit, por skena ishte apokaliptike. Nuk kishte asnjë kalimtar që t’i kërkoje ndihmë. U ktheva në dhomë për t’u veshur, sepse ndjeja ftohtë. Pashë dollapin të shembur, gërmova mes mbeturinave per të gjetur celularin dhe mora rrobat. Por godina vazhdonte të shkërmoqej, ne kete kohe u fsheha nën krevat”, vijon ajo.

Tri murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa kërkimet po zhvillohen për tri motra dhe katër të ftuar të tjerë, të cilët janë zhdukur pas tërmetit.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?