Murphy: Gruevski të japë urgjentisht llogari për krimet e pretenduara

 

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar lidhur me krizën aktuale politike në Maqedoni. Në deklaratën e tij senatori amerikan bën thirrje për zgjidhje të problemeve në bazë të standardeve të demokracisë.

“Pas protestave që nisën këtë fundjavë u bëj thirrje të gjitha partive që të përmbahen nga dhuna”, thuhet në deklaratën e tij.

Murphy tha se Qeveria në Shkup duhet urgjentisht të marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe të nisë zgjidhjen e problemeve të tjera.

“Qeveria urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa për dhënien e llogarisë për krimet e pretenduara në publikimin përgjimeve, duke përfshirë bashkëpunimin e plotë me komisionin parlamentar që do të formohet. Kjo duhet të zgjidhjet me dialog dhe bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile”, tha Murphy

Senatori Murphy ka dënuar ngjarjet e fundit në Kumanovë, duke kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit

“Megjithatë, dështimi për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për komunitetin pakicë, rrezikon që incidentet e tilla të përdoren për nxitjen e ndarëve brenda Maqedonisë dhe vendeve përreth”, thuhet në deklaratën e senatorit.

SHKARKO APP