Murrizi nga Çerma: Tre orë bllokim, rebelizimi…
Në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje, në orën 10 pritet të mblidhen protestues nga qarqet Fier, Vlore, Berat dhe Gjirokastër. Deputeti demokrat i Lushnjes, Myslym Murrizi në një intervistë për ”Ora News”, tha se protesta është një solidarizim me banorët e Kukësit për taksën e Rrugës së Kombit, e cila sipas tij prek rëndë edhe fermerët e Lushnjes.
”Protesta që është lajmëruar nga opozita në katër pika në gjithë Shqipërinë. Protestë për arbitraritetin e kësaj qeverie për vendosjen e taksës mbi taksë në rrugën që janë bërë nga taksat e qytetarëve në shenjë solidarizimi me banorët kuksianë për taksën e Rrugës së Kombit”,-tha Murrizi.
Murrizi u shpreh optimist për pjesmarrjen e qytetarëve. ”Pjesmarrja do jetë si asnjëherë tjetër. Qytetarët jo me thirrjen e PD, por të revoltuar në atë që ndodhi në Kalimash do të jenë sot në këtë rrethrrotullim për të protestuar dhe në shenjë solidariteti me qytetarët e Kukësit që ne reagojmë si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi”.
E ndërsa rrethrrotullimi i Çermës do të jetë i bllokuar për tre orë, Murrizi tha se organizatorët nuk do të pengojnë asnjë emergjence. ”Vandalizmi, rebelizimi apo bllokimi i rrugëve për emergjenca të këtij lloji nuk i përket PD. Nuk jemi protestuesit e 21 janarit, nuk jemi ata që kërcënonin mbi policë në kutinë e votimit, jemi pjesa që kemi ditur të protestojmë me kulturë gjatë 28 viteve. Do të ketë për ambulancat hapësirën e nevojshme”.
KOHA JONË SONDAZH

