Gazeta “New York Times”, gazeta më e madhe e botës, shkruan për projektin gjigand në Sazan

Në një artikull të gjatë sot gazeta më e madhe botërore “New York Times” ka publikuar rreth investimeve te sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, në Shqipëri. Në lidhje me këtë temë ka shkruar edhe “Zëri i Amerikës”.

Ndër të tjera “New York Times” shkruan se “Z. Kushner dhe z. Grenell kanë bashkëpunuar ngushtë me një biznesmen miliarder shqiptar Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, Musa Kastrati. Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri dhe hotele dhe biznese të tjera. “Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë.

Në tetor 2022, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek, Florida, një pronë që është afër vendit ku jetojnë tani zonja Trump dhe zoti Kushner. Familja Kastrati gjithashtu vitin e kaluar bleu një hotel në Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.

Musa Kastrati, në një intervistë, tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por me shume mundesi do ndihmoje zotin Kushner për ndërtimin e disa komplekseve. Z. Kastrati po ashtu konfirmoi se ka vizituar Mar-a-Lago, rezortin dhe rezidencën e zotit Trump në Florida, në dhjetor 2022 me z. Grenell dhe se ai gjithashtu u takua me zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin. Zoti Kastrati tha se nuk ka diskutuar për marrëveshjen e mundshme me zotin Trump”-shkruan ndër të tjera gazeta më e botës, New York Times.

Duhet theksuar se Shefqet Kastrati është njeriu më i fuqishëm në botën e biznesit në Shqipëri falë kurajos dhe profesionalizmit. Familja Kastrati njihet për korrektesi dhe largpamesi në investime.

 

https://kohajone.com/zeri-i-amerikes-kushner-dhendri-i-trump-it-projekt-turistik-per-sazanin/

 

SHKARKO APP