Musliu: Shqipëria dhe Kosova të hapin një zyrë në Preshevë. Shqiptarët po largohen nga Lugina
“Kam kërkuar që në Preshevë të kemi një zyre monitoruese nga Shqipëria dhe nga Kosova për të qenë në kontakt me situatën në Luginë. Ka biznese që kanë interes të investojnë në Luginën e Preshevës, por Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen direkt në mënyrë urgjente” deklaroi kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve ne Preshevë, Jonuz Musliu gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në televizionin News24.

